Show Biz

Cili aktor e rrahu të dashurën?

Aktori turk Ozan Guven i njohur me rolin e Rustem Pashait në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm’ ditët e fundit është bërë pjesë e një skandali për të cilin po flasin të gjithë.

Ozan Guven ka rrahur në mënyrë brutale të dashurën e tij Deniz.

Në rrjet qarkullojnë dhe foto rrënqethëse të Deniz ku shihen hematoma dhe çarje në trupin e saj nga dhuan e ushtruar.

Gjithashtu gjykata ditë më parë mori vendimin për aktorin që atij nuk i lejohet për 4 muaj ti mos i afrohej të dashurës së tij as në ambjentin ku ajo punon dhe as afër shtëpisë së saj.

Por ngjarja ka marrë rrjedhë tjetër ditën e sotme pas hetimeve të mëtejshme.

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka ngritur një padi për aktorin dhe ai duhet të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së parë Penale.

Në padinë e ngritur aktori akuzohet për “fyerje”, “kërcënime”, “privim të lirisë” dhe “dëmtim të qëllimshëm”. dhe nisur nga këto akuza ai rrezikon burg nga 3 vjet e 8 muaj deri në 13 vjet e 6 muaj.   

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483