SPORT

Cilët lojtarë të ftuar nga Kosova do të luajnë sot për klubet e tyre

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e publikoi dje listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, shumë prej të cilëve do ta luajnë sot ndeshjen e fundit për klubin e tyre dhe do të vijnë në Kosovë për t’i filluar përgatitjet me Kombëtaren.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta mbajë stërvitjen e parë të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Bernard Challandes, do të paraqitet në konferencë për media, transmeton Kosova.info.

Para se të grumbullohen këta 24 lojtarë të Kosovës të hënën në orën 18:00 për stërvitjet e para për ndeshjet vendimtare për kualifikim nga Grupi A në EURO 2020 – kundër Çekisë dhe Anglisë – ata do ta luajnë edhe nga një ndeshje me klubet e tyre.

Cilët lojtarë të Kosovës mund t’i shohim sot duke luajtur për klubet e tyre?

1. Samir Ujkani: Brescia – Torino, sot në orën 15:00

2. Arijanet MuricNottingham Forest – Derby County, sot në orën 13:30

3. Visar Bekaj: Llapi – Prishtina, sot në orën 13:00

4. Amir Rrahmani: Inter – Hellas Verona, sot në orën 18:00

5. Florent Hadërgjonaj: Preston – Huddersfield, sot në orën 16:00

5. Ibrahim Dresheviq: Heerenveen – Sparta, sot në orën 18:30

6. Arbenit Xhemajli: Neuchatel Xamax – Thun, sot në orën 19:00

7. Idriz Voza: Luzern – Servette, sot në orën 19:00

8. Leart Paqara: Sandhausen – Furth, sot në orën 13:00

9. Bersant Celiana: Sheffield Wednesday – Sëansea City, sot në orën 16:00

10. Florent Hasani: Budapest Honved – Diosgyori, sot në orën 17:30

11. Atdhe Nuhiu: Sheffield Wednesday – Sëansea City, sot në orën 16:00

Natyrisht, disa prej këtyre mund të mos jenë titullar në klubet e tyre apo të mos luajnë fare sot, përderisa disa lojtarë të tjerë që janë ftuar nga Kosova do të luajnë edhe nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.