SPORT

Cilat skuadra janë të interesuara për Vertonghen

Jan Vertonghen do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi belg largohet nga Londra pas tetë viteve qëndrim te ‘Gjelat’.

Jan Vertonghen . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Kontrata e lojtarit me Spurs skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje të re.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në Serie A, por së fundmi kanë ngecur bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe skuadrave italiane.

Roma, Inter, Milan, Lazio dhe Napoli janë skuadrat e interesuara për transferimin e mbrojtësit belg.

Megjithatë kërkesat e tij për pagë prej mbi katër milionë euro në sezon sipas medieve italiane kanë trembur ekipet e interesuara.

Përveç pagës prej katër milionë euro, Vertonghen dëshiron edhe një kontratë prej tri viteve gjë që deri më tani asnjëra nga skuadrat nuk ka qenë gati t’ia përmbushë këto kërkesa.

Roma shihet favoritë dhe Giallorosët kanë pasur biseda të avancuara me të, ku i kanë ofruar kontratë dy vjeçare me pagë prej tre milionë euro në sezon.

Gjithsesi tani 33-vjeçarit i duhet të ulë kërkesat nëse dëshiron të luaj për ndonjërën nga skuadrat e mëdha italiane, në të kundërtën ai pritet të rikthehet në Holandë te Ajaxi. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483