SPORT

Cilat do të jenë 4 skuadra të tjera që do ta përbëjnë 8 e finales së Ligës së Kampionëve, në turneun e vitit 2020?

Katër skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve: Paris Saint-Germain, Atalanta, Atletico Madridi dhe RB Leipzig.

Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Juventusi, Bayern Munichu, Manchester City, Napoli dhe Lyoni, janë akoma në garë për të vazhduar në tetë të fundit.

City ka një epërsi prej 2-1 ndaj Real Madridit nga fitorja në Santiago Bernabeu, derisa Bayerni ka avantazh bindës ndaj Chelseat nga triumfi në Stamford Bridge.

Barca luajti baras (1-1) në stadiumin e Napolit, derisa Juve pësoi me rezultat 1-0 në udhëtim te Lyoni.Kampioni në fuqi, Liverpooli, u eliminua në 1/8 e finales nga Ateltico Madridi; derisa PSG e eliminoi Borussia Dortmundin; Atalanta u tregua më e fortë se Valencia; ndërsa RB Leipzigu e mposhti Tottenham Hotspurin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.