SHËNDETËSIA

Cilat barnatore do të jenë të hapura pas orës 17:00?

Qeveria e Kosovës ka lejuar ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuar prej orës 06:00 deri në ora 17:00.

Pas kësaj kohe shërbimet barnatoret do t’i kryejnë në bazë të kujdestarive.

Caktimi i tyre bëhet në bashkëpunim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Odës së Farmacistëve dhe komunave përkatëse.

Edhe sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e kujdestarive të barnatoreve në vend.