Bota

Cila zgjidhje i përshtatet konfliktit Palestinë – Izrael?

Amman, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Katër ministra të Jashtëm arabë dhe europianë theksuan se një zgjidhje me dy shtete është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme dhe nxitën izraelitët dhe palestinezët të kthehen në tryezën e negociatave mbi atë bazë.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit dhe Jordanisë mbajtën një takim në Aman për të diskutuar konfliktin në Lindjen e Mesme.

Gjermani Heiko Maas iu bashkua në internet, pasi u detyrua të kalonte në karantinë një ditë më parë për shkak të vetkarantinimit nga koronavirusi.

”Nuk do të ketë paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme pa zgjidhjen e konfliktit në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete”, tha diplomati i lartë i Jordanisë, Ayman al-Safadi, në një konferencë shtypi pas takimit.

“Nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, duke përsëritur vërejtjet e al-Safadi.

”Palestinezët dhe izraelitët duhet të demonstrojnë angazhimin e tyre për dialog dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim këtë proces”, shtoi Le Drian.

Të katër ministrat vlerësuan gjithashtu marrëveshjet e fundit që normalizojnë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit/DPA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.