SHËNDETËSIA

Cila është dieta e duhur në bazë të moshës?

Miti më i përhapur, të cilin njerëzit e besojnë është se ekziston një dietë perfekte. Duke marrë parasysh se të gjithë organizmat e njerëzve janë të ndryshëm, ky mit nuk duhet besuar.

Gjithsesi, në varësi të moshës që e keni ekzistojnë disa ushqime, të cilat duhet t’i shmangni dhe disa të tjera, që duhet t’i konsumoni më shumë për të qëndruar të shëndetshëm.

Bright Side ka renditur disa ushqime që duhet t’i konsumoni në bazë të moshës.

Adoleshentët– në këtë moshë, trupi është duke u rritur dhe zhvilluar, prandaj ka nevojë për shumë përbërës ushqimorë. Nëse jeni në këtë moshë, sigurohuni që të hani vaktin e mëngjesit gjithmonë të pasur me minerale dhe vitaminat  duhura.

Në vitet e 20-ta– në këtë moshë është koha të hiqni dorë nga ushqimet e shpejta. Mundohuni ta reduktoni konsumin e patateve të fërguara, çokollatës apo ushqimeve të shpejta. Inkuadroni në dietën tuaj ushqime, që kanë omega-3, bukë të zezë, salmon dhe perime e fruta.

Në të 30-at– për të mbështetur ndryshimet që ndodhin në organizmin tuaj gjatë kësaj kohe, ju duhet të përqendroheni tek ushqimet me vlera të larta ushqyese si: vezët, farat, produktet e sojës, bajamet dhe gjoksi i pulës.

Në të 40-at– kjo është mosha kur duhet të kujdeseni për nivelin e sheqerit dhe kolesterinës në gjak.  Përqendrohuni në ushqime natyrale, konkretisht në perime si brokoli, lulelakra, domatet dhe patatet.

Në të 50-at– me moshën, metabolizmi ynë fillon të dobësohet, prandaj edhe sistemi tretës nuk funksionon siç duhet. Për t’i shmangur problemet me tretjen, mos përdorni sheqerin, ushqimet e rënda, produktet e bulmetit dhe filloni të konsumoni avokado, brokoli, manaferra, spinaq dhe bajame.

Në të 60-at- nëse jeni në këtë moshë, duhet të konsumoni se paku 5 vakte që përmbajnë perime dhe fruta. Me qëllim që ta mposhtni rrezikun e rritjes së kolesterinës dhe sheqerit në gjak, zvogëloni sasinë e kripës , pini sa më shumë ujë dhe shmangni sa më shumë ushqimet e gatshme dhe ëmbëlsirat.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483