SPORT

Cikalleshi stërvitet në ballkonin e shtëpisë: Shpresoj të mos humbasim shumë nga forma

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, shpreson që lojtarët të humbasin sa më pak nga rendimenti fizik gjatë kësaj periudhe të gjatë qëndrimi në izolim në banesa për shkak të pandemisë globale të Koronavirusit.

Për emisionin “Historia ime” në “TV Klan”, futbollisti i Akhisarsporit tregon se qeveria turke ka dhënë urdhër qëndrimi në izolim deri në datën 3 maj, ndërsa përsa i përket kampionatit, ai shtoi se gjasat janë që sezoni të rifillojë në qershor.

Koronavirusi dhe kampionati në Turqi – Kemi pasur një vendim nga qeveria turke, që deri në datën 3 maj jemi nëpër shtëpi, askush nuk do të lëvizë deri në një vendim të dytë. Por siç parashikohet dhe siç flitet, Liga mund të rifillojë në Qqershor.

Stërvitja individuale në shtëpi – Ne jemi në shtëpi dhe pjesën e stërvitjes mundohemi ta bëjmë në shtëpi, kemi programet tona të detajuara. Por, kjo pjesa e stërvitjes është paksa problem, se duke qënë në shtëpi kushtet nuk janë aq të mira për stërvitje, se ne duhet të vrapojmë. Ky është problem. Unë jam paksa i privilegjuar tek kjo pjesë, sepse më ka qëlluar shtëpia me një ballkon të madh edhe këto gjëra i kam shfrytëzuar në maksimun, por nuk na i plotëson kushtet 100%. Sigurisht që nga gjendja jonë fizike do të humbim, por po mundohemi që humbja të jetë sa më e pakët dhe në rifillimin e stërvitjeve, uroj që të jemi 30-40% minus dhe jo më shumë”, përfundoi Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.