Show Biz

Çika e Cimës, rezulton pozitive në COVID-19

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina Thaçi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus.

Këngëtarja ka thënë se me gjithë kujdesin e shtuar gjatë gjithë kohës, ajo nuk ka arritur ta parandalojë infeksionin duke qenë se, sipas saj, “ka shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim”.  

Ajo ka treguar se simptompat e saj ishin: lodhje, kokëdhimbje, dhimbje të syve, dhimbje të qafës, temperaturë jo shumë të lartë, si edhe nuk ka pasur humbje të shijes apo të nuhatjes e as kollitje.

Postimi i saj i plotë (i pa edituar)

Te dashure miq e familjare,

Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.

Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.

Une hasa ne keto simptoma

Para dy dite, pra;

Lodhje te madhe te trupit

Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.

Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.

Temperature 37.5

Pra keto ishin simptomet e mija

Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt! Me respekt, Adelina Thaqi Meta.

https://www.facebook.com/adelina.t.meta/posts/10163735463185507

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483