Kuriozitet

Çifti rrezikon për foton perfekte, pritet keq nga ndjekësit

Një çift është kritikuar për varjen afër një pishine natyrale për të nxjerrë një fotografi për Instagram.

Në pamjet e rrezikshme, blogerët amerikanë Kelly Castille, 33-vjeçe dhe Kody Workman, 32-vjeç, me origjinë nga Luziana dhe Michigan, pozuan jashtëzakonisht larg mbi lagunën e Humantay në Peru.

Fotografia tregon Kelly duke qëndruar e varur me një këmbë të mbështetur në këmb, tjetrin jashtë tij, gjersa mbahet nga i dashuri i saj.

Mirëpo, ky veprim nuk iu ka pëlqyer ndjekësve të tyre. Madje, ata e kanë konsideruar se çifti po rrezikojnë jetën e tyre “për disa pëlqime”.

“Budallallëqet nuk kanë fund. E gjithë kjo për të marrë vëmendjen e njerëzve”, shkroi një komentues.

“Promocion i budallallëqeve në vendin jo të duhur”, shkruhej mes të tjerash.

Megjithatë, çifti ka reaguar ndaj komenteve negative, duke thënë se këtë veprim e bënë me vullnet të plotë, pa u detyruar nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published.