Life Style

Çifti japonez që kombinohen çdo ditë prej 37 vjetësh

Dashuria është një ndër ndenjat më të bukura që mund të ekzistojnë. Kjo është arsyeja pse rendim gjithmonë drejt saj dhe në momentin që e arrijmë ndalojmë hapin, por jo rrugëtimin.

Çdo çift ka mënyrat e tij për ta shprehur dashurinë. Disa vendosin të shkruajnë dedikime të pafundme, të tjerë të gdhendin emrat e njëri-tjetrit në lëkurë, kurse ky çift po bën diçka tejet të veçantë. Ata janë të martuar prej 37 vitesh dhe kombinohen çdo ditë me njëri-tjetrin. Përdorin të njëjtat ngjyra dhe jo rralë herë dhe të njëjtat materiale.

Profili i tyre në Instagram ”Bonpon511” numëron plot 75 mijë ndjekës, të cilët priten të rriten akoma dhe më shumë.Ata vendosën të përdornin këtë emër që kombinon emrat e tyre plus datën e martesës. /Kosova.Info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.