SPORT

City shpërthen me 4 gola ndaj Crystal Palace, ngjitet i dyti

Manchester City bëri detyrën ndaj Crystal Palace, e mposhti thellë 4-0 në “Etihad” dhe duke përfituar edhe nga barazimi mes Liverpoolit dhe Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 35 pikë, vetëm dy më pak se “Djajtë e Kuq”.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në çdo aspekt në këtë sfidë, duke mos e vënë në diskutim në asnjë moment suksesin. Në pjesën e parë shënoi Stones, i shërbyer nga De Bruyne, ndërsa me fillimin e së dytës Crystal Palace u dorëzua pa kushte, pasi shënuan me radhë Gundogan, sërish Stones dhe në fundin e sfidës Sterling.

Për Citizens kjo ishte fitorja e katërt radhazi në Premier, me garën për titullin që bëhet e ashpër, teksa diferenca mes vendit të parë dhe atij të gjashtë është vetëm 5 pikë.