Bota

CIA dhe BND-ja përgjuan gjysmën e botës

Autoritetet në Zvicër i kanë nisur hetimet, pas raportimit të mediave se shërbimi sekret amerikan, CIA, dhe ai gjerman, BND, i kishin përdorur pajisjet zvicerane të kodimit, për t’i përgjuar komunikimet top-sekrete të shteteve tjera.

CIA dhe BND-ja e kishin blerë më 1970 kompaninë zvicerane, të quajtur “Crypto AG”. E kjo kompani i kishte shitur pajisje kodimi Iranit, Indisë, Pakistanit, shteteve amerikano-latine dhe dhjetëra shteteve tjera.

Pajisjet e kësaj kompanie ishin përshtatur për t’ia mundësuar CIA-s dhe BND-së t’i zbërthejnë kodet, ka raportuar “Washington Post”, transmeton KTV.

Raporti u referohet dosjeve sekrete të CIA-s për t’i mbështetur akuzat, disa prej të cilave datojnë prej së paku 1992-s, kur një prej të punësuarve në “Crypto”, ishte arrestuar dhe mbajtur në burg në Iran për së paku nëntë muaj, si i dyshimtë për spiunim.

Asokohe, kjo kompani zvicerane i kishte hedhur poshtë akuzat se ishte aset sekret i agjencive perëndimore të inteligjencës, duke i quajtur teori të pabaza konspiracioni.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.