SPORT

Christian Panucci drejt stolit të skuadrës italiane

Pas shkarkimit të Christian Panuccit nga stoli i Kombëtares shqiptare, tashmë duket se mund të hapet një rrugë e re për të marrë drejtimin e Salernitanës në Serinë B.

Klubi italian është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Grekucci, tekniku aktual, do të shkëpusë kontratën në mënyre konsensuale me klubin, në fund të këtij sezoni.

“Salernogranata.it”, bën me dije se në konkurrencë me Panuccin për stolin e skuadrës së Serisë B është dhe Juric me Alesandro Nestën.

I pari ka drejtuar Genoan dhe Crotonen, ndërsa ish-mbrojtësi i Lazios dhe i Milanit, ka drejtuar skuadrën e Perugias.

Gjithashtu një emër që nuk dëgjohet shumë është Baroni, ish-trajneri i Beneventos.