SPORT

Chilwell me kontratë të re te Leicesteri

Pas interesimit të Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Chelseat, drejtuesit e Leicesterit i kanë ofruar kontratën e re mbrojtësit Ben Chilwell, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.

Chilwell, 22-vjeçar, është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League dhe aktualisht ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025 dhe do të ketë rritje të pagës javore në 130 mijë euro.

Këtë edicion, Chilwell ka regjistruar gjashtë paraqitje në Premier League kurse ka edhe nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë. Ai tek Anglia pati debutuar gjatë vitit të shkuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.