SPORT

Cheseat nuk i kryejnë punë as super blerjet, Liverpool mbetet i njëjti

Derbi i ka takuar Liverpoolit.

Kampioni ka vazhduar me fitore sezonin e ri në Premierligë.

‘Redsat’ kanë rrëmbyer pikët e plota n udhëtim te Chelsea, duke triumfuar me rezultat të pastër, 0-2.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50’, Sadio Mane shënoi një gol të bukur me kokë, për ta kaluar në epërsi Liverpoolin.

Timo Werner fitoi penallti pas një prekje të lehtë nga debutuesi, Thiago Alcantara.

Por, nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë Jorginho, ose më mirë të themi, u tregua fantastik Alisson, që priti penalltinë dhe e shpëtoi në njëfarë mënyre Thiagon.

Liverpooli në fund mori pikët e plota, derisa Chelsea, përkundër blerjeve të mëdha Haverts e Werner, nuk arriti të tregojë shumë në fushë, derisa munguan ardhjet tjera të reja si; Thiago Silva, Ben Chilwell e Ziyech.

Nga tribunat e shikoi ndeshjen e Pulisic. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.