SPORT

Chelsea nuk njeh krizë, gati të paguajë 80 milion euro për Coutinhon

Chelsea del hapur, duke zbuluar se po tenton me të gjitha mënyrat për të vendosur duart mbi kartonin e Philippe Coutinhos. 

Mesfushori brazilian, aktualisht luan në formë huazimi te Bayern Munich, por gjermanët nuk kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij, me Barcelonën që duhet të gjejë një tjetër klub për të shitur 27-vjeçarin. 

Chelsea i ka ofruar Barçës 80 milionë euro, një shifër që duket shumë e lartë në këtë kohe krize ekonomike për shkak të Koronavirusit, por e ulët lidhur me 120 milionë eurot që Bayerni duhet t’i paguante skuadrës blaugrana për të blerë kartonin e Coutinhos. 

Fillimisht kur të përfundojë ky sezon, Coutinho do të kthehet te Barcelona, ndërsa më pas nëse arrihet akordi me Chelsean ai mund të marrë rrugën drejt Premier League, duke u rikthyer në një kampionat ku ka lënë shenjë me fanellën e Liverpoolit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483