SPORT

Chelsea interesohet për sulmuesin e Milanit

Krzysztof Piatek do të largohet nga Milani.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit “kuqezi” kanë vendosur ta shesin sulmuesin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton KTV.

Interesim për Piatekun, ka shprehur skuadra e Chelseat.

Madje drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë gati ofertën prej 35 milionë eurosh për sulmuesin.

Piatek, këtë sezon, me Milanin, në tetë ndeshje, ka shënuar tre gola.