SPORT

Chelsea humb derbin londinez

Chelsea ka pësuar humbje në derbin lokal ndaj West Ham Unitedit në udhëtim.

“Çekanët” arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 3 me 2.

Ishte Willian ai që i dha epërsinë Chelseat në minutën e 42.

Megjithatë, vendasit barazuan shifrat në minutën e 45+2 përmes Soucekut. E edhe pjesën e dytë West Hami e nisi shumë mirë, duke kaluar në epërsi përmes Antonios.

Ai shënoi në minutën e 51, pas asistimit të Bowenit.

Chelsea arriti të barazojë shifrat kur po luhej minuta e 71, sërish shënoi Willian.

Por, vendasit arritën të shënojnë golin e fitores një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Yarmolenko ishte ai që shënoi golin e fitores.

Chelsea në vendin e katërt ka 54 pikë, kurse West Hami në vendin e 16 ka 30 pikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.