SPORT

Chelsea është duke fituar në Southampton

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Southampton – Chelsea, e vlefshme për javën e tetë të Premier League.

Southampton e nisi lojën në mënyrë agresive, por u ndëshkua nga i përhershmi Tammy Abraham në minutën e 12-të.

Pas vetëm pesë minutash, një gabim në mbrojtje i kushtoi shtrenjtë Southamptonit, që u ndëshkua nga talenti Mason Mount.

Megjithatë, vendasut u rikthyen në lojë dhe shënuan në minutën e 30 me Ings, i cili u asistua për mrekulli nga Valery.

Por, Chelsea shënoi edhe një herë tjetër me N’golo Kante dhe pjesa e parë u mbyll 1:3. /Kosova.Info