SPORT

Chelsea do ta blejë mbrojtësin e Juventus

Skuadra londineze është e interesuar që ta ketë mbrojtësin italian në radhët e veta për edicionin e radhës.

Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Juventus, Daniele Rugani, raportojnë mediat britanike.

Menaxheri i ri Maurizio Sarri ka punuar me Rugani tek Empoli, për dy vjet, dhe tani do që italianin ta ketë sërish nën urdhrat e tij.

Blutë janë të përgatitur t’ia dyfishojnë rrogën atij në përpjekje për ta bindur që të kalojë në Londër gjatë këtij afati kalimtar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.