SPORT

Chelsea dhe Arsenal, me mungesa në finale

Dy klubet londineze, Chelsea dhe Arsenal, do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e UEA Europa League, por asnjëra prej tyre nuk e ka skuadrën e kompletuar.

I fundit që iu bashkangjit listës së të lënduarve ishte talenti anglez Ruben Loftus-Cheek, i cili pësoi një lëndim në miqësoren që Chelsea zhvilloi ndaj New England në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, anglezi do t’i mungojë edhe Kombëtares së Anglisë për UEFA Nations Cup.

Përveç Loftus-Cheek, i cili ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Chelseat në Europa League, duke e ndihmuar skuadrën të kualifikohet në finale me dy golat e tij në gjysmëfinalet ndaj Frankfurtit, për Blutë do të mungojë edhe bashkëkombasi i tij Callum Hudson-Oddoi si dhe Antonio Rudiger.
Ndërkaq N’Golo Kantè, i cili po ashtu ka disa ditë që është në gjendje jo të mirë për shkak të një tërheqjeje muskulare, pritet të rikthehet për finale.

Diç më e mirë duket situata te fqinjtë, pasi tek Arsenal do të mungojnë lojtarë, të cilët nuk kanë qenë titullarë për pjesën më të madhe të sezonit. Përveç Ramsey, që është një mungesë e madhe në mesfushën e Gunners, lojtarët e tjerë që do të mungojnë janë Rob Holding, Welbeck dhe Denis Suarez. Të tre këta lojtarë të cilët shumë rrallë i kemi parë të luajnë si titullarë nga fillimi i takimit.

Finalja e Europa League do të fillojë në orën 21:00, më datë 29 maj. /Kosova.info/