SPORT

Chase Carey/ Garat e Formula 1 do të mbahen edhe nëse ka raste me koronavirus

Garat e Formula 1 nuk do të anulohen nëse një garues apo një anëtar i ndonjë skuadre testohet pozitiv për koronavirus, ka thënë kryetari i F1, Chase Carey.

Udhëheqësi i Formula 1 ka folur pasi të martën u bë e ditur se tetë garat e para të këtij edicioni do të mbahen në Evropë, duke filluar nga 5 korriku.

Garat e Formula 1 do të mbahen edhe nëse ka raste me koronavirus

“Ne do të kemi një procedurë që do të parasheh se nëse kemi një rast të infektimit, nuk do të ketë anulime. Nëse një ngasës ka infeksion, skuadrat kanë ngasës rezervë në dispozicion”, ka thënë Carey për BBC.

Edhe nëse një skuadër nuk do të jetë në gjendje të garojë, gara nuk do të anulohet, ka thënë ai.