SPORT

Charlotte Dujardin bëhet sportistja më e stolisur me medalje në histori të Mbretërisë së Bashkuar

Charlotte Dujardin ka fituar medaljen e dytë të bronztë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Charlotte Dujardin është bërë sportistja më e stolisur me mdealje në histori të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të Lojërave Olimpike.

36 vjeçarja mori medaljen e dytë si pjestare e garave ekipore me kuaj, por ditë më parë ajo kishte fituar të bronztën në garat individuale, gjë që e bën atë sportisten më të stolisur britanike.

Dujardin po garonte me kalin e saj i quajtur Gio, për të cilin është kampionati i parë ndërkombëtar.

Ajo fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, pastaj një medalje të artë në gara individuale dhe një të argjendtë në garat e skuadrës në vitin 2016 në Rio.

Dujardin tejkalon Katherine Grainger si Olimpistja femër më e suksesshme Mbretërisë së Bashkuar.