SPORT

Challandes zbulon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen Kosovë – Suedi

Bernard Challandes edhe zyrtarisht ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Suedisë.

Përzgjedhësi i Kosovës ka treguar emrat e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen ndaj kombëtares suedeze që zhvillohet më 12 janar.

Takimi që zhvillohet në fillim të vitit 2020 do të luhet në Doha të Katarit.

Për këtë miqësore Challandes do të ketë në dispozicion një numër të madh të futbollistëve të Ipko Superligës.

Florian Krasniqi, Lapidar Lladrovci (Feronikeli), Leotrim Bekteshi, Armend Thaqi (Prishtina), Albin Krasniqi nga Drita, Jetmir Topalli, Arbër Hoxha, Blend Baftiu (Ballkani), Valmir Veliu nga Llapi, Edison Kqiku nga Gjilani dhe Arb Manaj nga Trepça ’89, janë lojtarët e ftuar nga liga kosovare.

Në këtë listë ka emra të tjerë që janë ftuar për herë të parë, derisa mungojnë yjet kryesor shkaku është  vetëm një miqësore.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483