SPORT

Challandes tregon si kishte insistuar që Behrami të refuzonte Shqipërinë për Zvicrën

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën para ndeshjeve me Danimarkën dhe Bullgarinë ka folur edhe për futbollistin shqiptar të Zvicrës, Valon Behrami.

Para gazetarëve ai ka thënë se kishte insistuar që Behrami të luante për Zvicrën dhe të refuzonte Shqipërinë.

“Kur ish unë të Zvicra U21, Valon Behrami ka pasur mundësi të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Unë i kam thënë se a je i vetëdijshëm se çka mund të ndodhë me karrierën tënde. Të shkosh të luash te Shqipëria e të mos marrësh pjesë në kompeticone të mëdha, apo të luash me Zvicrën e cila do të ofrojë që të luash në ngjarje të mëdha të futbollit. Atëherë ka qenë kohë tjetër, kurse tani gjërat kanë ndryshuar dhe mund të arrish edhe me Kosovën”, ka thënë ai, raporton KTV.