SPORT

Challandes për shortin: Grupi C është zgjedhje e mirë për ne

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas hedhjes së shortit, ku u mësuan gjashtë grupet e Euro 2020.

Challandes tha se ndihet i lumtur me shortin dhe beson se Kosova ka mundësi reale për t’u kualifikuar.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjedhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes pas lidhjes telefonike me SS Kosova.

E opsionin e dytë e sheh më të vështirë.

“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca. Unë mund t’i pranoj të gjitha grupet, vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”, u shpreh Challandes.

“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve. Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar trajneri i Kosovës.

Kosova potencialisht në grup me Holandën, Ukrainën e Austrinë

Grupi më i fortë në Kampionatin Evropian cilësohet Grupi F, ku do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku kualifikimin e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.

Kosova në rast se arrin kualifikimin nga Liga D e Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut dhe në finale ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë dhe atëherë do të rreshtohet në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483