SPORT

Challandes: Anglia ekipi më i mirë në Evropë

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka deklaruar pas ndeshjes së mbrëmshme se Anglia është favorite për ta fituar Kampionatitn Evropian “Euro 2020″.

” Është e qartë, për mua Anglia është numër një për këtë evropian. Ata kanë potencial të madh sulmues. Luajnë lojë të bukur me shpejtësi dhe teknikë të kualitetit të lartë “- deklaroi Challandes për Sky News Sports.

Shefi i shtabit teknik të Dardanëve shtoi se Anglia tani për tani është ekipi më i mirë në Evropë.

“Kjo është diferenca me ekipet e tjera në Evropë. Është e pabesueshme cilësia e disa lojtarëve. Nuk janë vetëm Sterling ose Kane sepse ata kanë edhe zgjidhje të tjera. Për mua Anglia tani për tani është ekipi më i mirë në Evropë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.