SHËNDETËSIA

Çfarë u tha në konferencën e OBSh-së për koronavirusin?

Rastet e konfirmuara në botë kanë kaluar shifrën 200,000.

Janë regjistruar më shumë se 8,000 vdekje në botë.

Shumica e rasteve të konfirmuara – 80 për qind – janë raportuar në Evropë dhe një pjesë të Azisë.

Masat për mbajtje të distancës, siç është anulimi i ngjarjeve të mëdha, mund të ndihmojnë në uljen e shpërndarjes dhe uljes së presionit në sistemin shëndetësor.

“Për të shtypur dhe kontrolluar epidemitë, shtetet duhet të izolojnë, testojnë, trajtojnë dhe ndjekin”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu referuar koronavirusit.

OBSh-ja dhe partnerët e saj janë duke organizuar një studim në disa shtete, në të cilin do të krahasohen trajtimet e patestuara.

Kjo Organizatë ka këshilluar njerëzit në Afrikë që t’i shmangin grumbullimet dhe të përgatiten për rritje të numrit të rasteve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.