Show Biz

Çfarë tregon Adelina Thaçi pas infektimit me coronavirus

Këngëtarja Adelina Thaçi dje (e mërkurë) ka bërë të ditur se është infektuar me coronavirus.

Ajo së fundmi ka qenë në një lidhje direkte në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, teksa ka folur për përvojën e saj me COVID-19.

Artistja thekson se njerëzit duhet kuptuar se virusi ekziston dhe se është kulturë të tregosh nëse je i/e prekur me coronavirus.

“Ta publikosh statusin ke dhe komente nga më të çuditshmet. Po më vjen keq nga njerëzit për nivelin që e kanë. Kam pas dhimbje të tmerrshme të trupit, kokës, marrja e zërit etj. Simptomat janë individuale. Nuk kam temperaturë. Unë Adelina Thaçi, qytetare e këtij vendi nuk publikoj statuse për hajgare vetëm për like e komente. Hallin më shumë e kam pas tek bashkëshorti im. Duhet me kuptu njëherë e përgjithmonë për të gjithë njerëzit që virusi ekziston. Dashtë Zoti me kalu unë mirë, edhe pse mirë jom se e kam marr me shumë qetësi. Nuk jam tipi që kam qejf shumë me u shpërfaq. I kam vajzat e vogla që vijnë deri tek dera të cilat duan të më përqafojnë, e qajnë te dera”.

“Kjo nuk është ndjenjë e mirë si nënë. Simptoma e parë që e kam ndjerë një lodhje nga këmba e deri të koka. I thash bashkëshortit që nuk po ndjehem mirë. Ka filluar dhimbja e qafës, sytë po ashtu. Mas pari kam qenë te fiziatri, dhe ai më tha që simptomat që i ke ti janë të virusit. E mora seriozisht mendimin e tij, sa erdha në shtëpi nga mbrëmja shkuam me bashkëshortin në Infektiv. E bëra testin diku nga ora 21:30 apo 22:00 e mbrëmjes. Pas dy dite deri sa kam prit jam izoluar, dhe kur ka qenë koha e mirë kam ndejt në ambient të hapur në një kënd që e kam bërë për veten në oborr. Kam has në persona konkret që e kanë ditur që janë pozitiv dhe nuk kanë treguar. Është kulturë me tregu. Në momentin që tregon thonë që ti je këngëtare dhe e bën për like e komente. Kjo nuk është hajgare. Tash po dëgjoj muzikë, po bëj ushtrime. Nga terapia kam vetëm paracetamol, vitamin C, lëngje më shumë dhe pushim duhet më shumë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Ndërkohë, në Kosovë vetëm mbrëmë janë shënuar 214 raste aktive me coronavirus. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483