SPORT

Çfarë thotë Setien për Messin dhe Abidalin

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka thënë se atij nuk i intereson reagimi i Lionel Messit ndaj drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal, duke theksuar se ai s’do t’i tregojë argjentinasi çfarë duhet të bëjë, pasi që ai e ka eksperiencën dhe aftësinë për të vendosur vetë.

Kritikat e Lionel Messit drejt drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidalit, kanë bërë që seanca stërvitore e sotme klubit katalonas, që u zhvillua nën drejtimin e trajnerit Quique Setien, të jetë në qendër të vëmendjes.

Trajneri i ri Quique Setien tentoi ta përmirësojë atmosferën dhe t’i ulë tensionet në stërvitjet e sotme të Barcelonës, duke e luajtur një lojë bashkë me skuadrën. Lojtarët u grumbulluan dhe duhej t’ia gjuanin topin njëri-tjetrit dhe të thonë diçka qesharake para se ta kalonin topin te një bashkëlojtar.

Përderisa në seancën stërvitore raportohet se kishte të qeshura dhe atmosferë të mirë, Marca thekson se Messi hyri në fushën stërvitore me “fytyrë serioze”. Pas stërvitjes, Setien u përball me gazetarët dhe e komentoi të gjithë situatën në Barcelonë.

Problemet jashtë fushës: “Gjërat që ju po i përmendi kanë rëndësi, por ato s’kanë ndikimi mbi mua. Unë do të mundohem që të sigurohem që ato të kenë sa më pak ndikim edhe te lojtarët. Ne folëm për problemin për një minutë. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja; ky është shqetësimi ynë kryesore. Jam i interesuar për futboll, s’mund t’i kontrolloj gjërat e tjera”.

Përgjigja e Messit ndaj Abidalit: “Kjo është një situatë që ju ndikon juve gazetarëve, por jo mua. Unë përqendrohem në futboll. E gjitha që më intereson është t’i udhëzojë lojtarët si të fitojnë. Ka probleme në çdo klub të botës. Disa gjëra s’mund t’i kontrolloj. Më flitni për futboll, asgjë tjetër s’më intereson”.

Messi: “Ai e ka eksperiencën dhe aftësinë për të vendosur çfarë do të bëjë. Nuk do t’i tregoj as Messit e as askujt tjetër se si ta jetojnë jetën e tyre. Puna ime është të sigurohem se ata vijnë në punë të lumtur. Asgjë tjetër s’varet nga unë”.

Atmosfera në skuadër: Ne jemi duke sjellë edhe lojëra për t’u argëtuar dhe për të qeshur. Kjo është atmosfera në skuadër. S’do të jetë gjithmonë kështu sepse disfatat e kanë ndikimin e vet. Skuadra e di këtë. Sot, në vend se të flisni për gjërat që po thoni se po ndodhin, tregojuani lexuesve tuaj fotografitë nga loja jonë, në mënyrë që ata ta shohin që jemi të lumtur”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.