SPORT

Çfarë thotë Ronaldo për Messin?

Legjenda braziliane Ronaldo e vlerëson Lionel Messin si futbollistin numër një në futbollin modern dhe thotë se kjo nuk duhet as të vihet në diskutim madje. Ai, megjithatë, e ka lënë Cristiano Ronaldon jashtë listës së pesë futbollistëve më të mirë.

Fituesi i Kupës së Botës kurrë nuk e ka fshehur faktin se e vlerëson sulmuesin argjentinas si njërin prej lojtarëve më të mirë në lojën e futbollit.

I pyetur se kush janë pesë futbollistët më të mirë në botë tani, ish-sulmuesi i Interit dhe Real Madridit habiti me zgjedhjen e tij duke e lënë yllin e Juventusit jashtë saj.

Ronaldo thotë se përveç të padiskutueshmit Messi, atij i pëlqejnë edhe Neymar, Mohamed Salah, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe.

“Natyrisht, Messi është numër një. Ai e ka një talent i cili nuk do të shihet të paktën edhe 20 apo 30 vjet të tjera”, tha Ronaldo për AS.

“Mua më pëlqejnë dhe Salah, Hazard, Neymar dhe më pëlqen shumë ta shikoj duke luajtur Kylin Mbappen”, shtoi ai.