Show Biz

Çfarë thotë Robert Berisha për Tunën?

Atëhere kur mendojmë që Robert Berisha dhe Tuna nuk e kanë ndërmend të bëjnë deklarata ndaj njëri-tjetrit publikisht, ndodh krejt e kundërta.

Jo për ndonjë gjë, por Roberti pyetet shpesh herë lidhur me këtë temë dhe ai nuk heziton të përgjigjet për Tunën.

Shkaku nuk u mor vesh asnjëherë, megjithatë dyshja dha deklarata fyese kundrejt njëri-tjetrit.

Roberti tregoi se nuk e njeh aspak Tunën si nusen e vëllait të tij dhe se nuk do të shkojë në asnjë festë ku të jetë e pranishme edhe këngëtarja.

Situata degradoi dhe duket se edhe pas 2 vitesh ata nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.

Roberti ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, u pyet për Tunën dhe dha një përgjigje shumë të ftohtë.

Më jep mendimin tënd me një fjali për Tunën”, e pyeti Ori.

“Emër i njohur”, u përgjigj Roberti duke u treguar i rezervuar në fjalët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483