Kosova

Çfarë thotë për dy djemtë e tij të prekur nga koronavirusi, babai nga Fushë Kosova?

Dy anëtarët e një familjeje nga fshati Miradi e Komunës së Fushë-Kosovës, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njëri nga anëtarët e kësaj familjeje në një lidhje telefonike në emisionin special në Klan Kosova ka folur për gjendjen shëndetësore të anëtarëve të familjes.

”Në bazë të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dy djemtë e mi dhe motra kanë dalë me koronavirus. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dalë negative”.

“Unë e kam një motër të martuar në Prishtinë. Më së pari është infektuar burri pastaj edhe motra”.

Ai shpreh habinë se si djemtë e tij dolën pozitivë pa pasur kontakt me të infektuarit”.

“Para dy javëve kam qenë në vizitë te motra. Unë kam dalë negativ. Djemtë pozitivë. Djemtë nuk kanë pasur kontakt me ata”.

Ai tha se fëmijët e tij nuk kanë simptoma të theksuara.

“Ata janë në shtëpi dhe nuk po vërejnë ndonjë simptomë. Janë të moshës 26 vjeçare. Na kanë dhënë këshilla të përgjithshme për higjienën normalisht, sepse jemi izoluar. Fëmijët po i mbajmë në dhoma të ndara”.