SPORT

Çfarë thotë Ibrahimoviq për Milanin?

Ylli i futbollit Zlatan Ibrahimoviq do të largohet nga Milani nëse klubi nuk bën lëvizje para. Ibrahimoviq 38-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në përfundim të stinorit, ndërsa është raportuar se ai po e shqyrton mundësinë e pensionimit.

“Ibra është lindur për të luajtur futboll dhe ende është më i miri në futboll. Do ta shohim se si do të ndjehem. Të gjithë po e shohim se çfarë po ndodh në klub. Nëse kjo është situata, atëherë të jem i sinqert, është pak e besueshme se do të më shihni te Milani stinorin e ardhshëm. Ibra nuk është lojtar për Ligën e Evropës dhe Milani nuk është klub që e ka vendin në Ligën e Evropës”, ka thënë Ibrahimoviq në intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483