Show Biz

Çfarë thotë Almeda Abazi për Turqin në kohën e pandemisë?

Këngëtarja, aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ka folur së fundmi rreth përditshmërisë së saj në periudhën e izolimit në kohën e pandemisë globale.

N% një lidhje virtuale për emisionin “Opinion”, Almeda e cila jeton dhe vepron në Stamboll të Turqisë, ka treguar se coronavirusi erdhi më vonë në këtë shtet, i cili mori masat duke parë se çfarë po ndodh në shtete fqinje.

“Në shtëpi, kemi dhe djalin e vogël, sapo mbushi 1 vjec, po e ndjekim në çdo hap të rritjes. Gjithë kohës jemi në shtëpi. Në Turqi erdhi korona me vonesë, pamë pak eksperiencën e botës dhe masat u morën më para. Në momentin e parë që morëm vesh se situata po bëhej serioze, këtu u mbyllën shkollat, të gjitha restorantet, çdo gjë publike dhe u ndalua qarkullimi për moshën mbi 60 dhe nën 20 vjeç. Çdo gjë tani është në kontroll. Ka raste të reja, por pritej më shumë prandaj jemi të lumtur”, ka deklaruar Almeda Abazi.

Tutje, ajo ka treguar masat në Turqi tashmë janë zbutur, me përjashtim të fundjavave ku qytetarëve u rekomandohet qëndrimi në shtëpi.

E njëjta gjithashtu ka vlerësuar lartë punën e shtetit turk, duke thënë se po kujdeset në mënyrën më të mirë të mundshme për qytetarët e tij, duke iu ofruar falas mjete për masat preventive si dhe kompensimin e rrogave për të papunët.

“Është kthyer në normalitet lëvizja, vazhdon ndalimi i qarkullimit në fundjavë, duhen zbatuar vendosja e maskave dhe distanca, shteti po kujdeset shumë për popullin me ndihma, çdo javë shpërndan maska dezinfektues dhe doreza për çdo familje na trokasin në derë. Dhe paguan dhe rrogat për çdo punonjës pa punë dhe detyrohen të rrijnë në shtëpi”.

https://www.instagram.com/p/B_Udq8_F5p4/

Almeda gjithashtu tregoi se është në kontakte të përditshme me pjesën tjetër të familjes së saj, të cilët jetojnë në Shqipëri.

“Po, kam familjen, gjysmën e familjes e kam në Shqipëri. Flas çdo çast me to”, ka thënë ajo.

Almeda përndryshe është e martuar me aktorin e mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Efehan. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.