SHËNDETËSIA

Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?

Këshilla nga dietologia Blerina Bombaj
Rritja e prodhimit të aciditetit në stomak mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromësima, dispepsi, përzierje dhe shije thartire në gojë. Arsyet e hierprodhimit te aciditetit në stomak janë të ndryshme, nga mënyra e të ushqyerit, konsumi i alkoolit e deri te trashëgimia.

Nëse situata zgjat për një kohë të gjatë e patrajtuar, pasojat mund të jenë dramatike pasi qelizat e stomakut fillojnë të humbin aftësinë mbrojtëse ndaj aciditetit.

Modifikimi i ushqimit është një ndër hapat kryesore në kontrollin e aciditetit të stomakut. Le te shohim ushqimet që mund të neutralizojnë lëngjet e stomakut duke e kthyer “ambientin” në më bazik.

Bulmeti

Qumështi është një nder ushqimet që mund të qetësojë ndjeshëm hiperaciditetin e stomakut, por duhet të jetë pa yndyrë pasi ajo mund të shkaktojë të kundërtën. Nënproduktet e qumështit (me yndyrë të reduktuar), si kosi dhe djathi, përbëjnë burim të mirë proteinash dhe kalciumi. Për këtë arsye këshillohet te konsumojmë rreth 3 racione çdo dite bulmet. 1 racion bulmet = 45gr djathe, 200ml kos dhe 240ml qumesht.

Frutat

Frutat te cilat kane aciditet vete, si portokajtë, kivi, qitrot, limonët, ananasi, luleshtrydhet, duhet të evitohen. Mollët janë ndër frutat që ndihmojnë ndjeshëm në kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhët, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshkat janë fruta të tolerueshme mjaft mirë. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet te kaloje sasinë e nevojshme ditore qe është deri ne 4-5 racione ne dite. 1 racion frut = perafersisht 120gr fruta.

Perimet

Pergjithesisht, perimet jane zgjedhje e mire per nje stomak qe prodhon aciditet me shumice, pervec domateve dhe qepeve te cilat, eshte mire te evitohen ne rastin ne fjale. Zhardhoket si patatet, karrotat, rrepat dhe vecanerisht finoku jane mjaft miqesore me stomakun. Lengu qe perftohet nga shtrydhja e lakres se bardhe, te fresket, eshte nje nder produktet me te persosura per rigjenerimin e qelizave te stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti. Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, perbejne nje pjese te rendesishme te ushqimit te shendetshem e te ekuilibruar dhe keshillohet te konsumohen ne nje sasi prej 200-300gr/dite.
Lëngu ideal për stomakun 

  • 400gr lakër e bardhë
  • 1 mollë e ëmbël
  • 1 kokërr finok
  • 2 feta te holla xhinxher të fresket

Pergatitja

Shtrydhini perimet të gjitha bashkë dhe konsumojeni lëngun 2 herë në ditë; në mëngjes dhe para gjumit​

Drithërat 

Përgjithësisht, buka, makaronat, orizi dhe drithërat janë të pranueshme në këtë dietë. Veçanërisht, tërshëra është mjaft e këshillueshme, si dhe drithërat integrale dhe nënproduktet e tyre. Kujdes; mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca të yndyrshme apo djathë të pasur me yndyrë. Këto produkte duhet të përbëjnë burimin kryesor të energjisë që nevojitet në ditë, prandaj përpiquni t’i vendosni në pothuaj të gjitha vaktet tuaja.

Mishi, peshku 

Ushqimet në këtë kategori janë të lejueshme, mjafton të mos jenë të pasura me yndyrë, mos të teprohet në sasi dhe te mos gatuhen të skuqura. Preferoni peshkun e kaltër, mishin e bardhë të shpendëve – pa lëkuren, vezët e freskëta, fasulet dhe djathin pa yndyrë, si burim kryesor të proteinave. Mishi i kuq këshillohet 1-2 herë në jave, i gatuar ne presion me perime dhe erëza, si rozmarina dhe sherbela.

Pijet 

Uji eshte pija me e pershtatshme per organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa cajra si kamomili, finoku dhe xhinxheri rekomandohen per te ulur aciditetin. Pijet qe duhet te evitohen jane te gjitha ato qe permbajne kafeine, alkol, kakao dhe mente.

Produkte te veçanta 

Uthulla e mollës, edhe pse tepër acide vetë, rezulton me përmirësim të ph-së së stomakut. Provoni ta vendosni si përbërës të salcave tuaja për sallatat, bashke me vaj ulliri dhe pak mjaltë. Probiotikët janë mikroorganizma që luajnë rol tepër ushqyes për aparatin tonë tretës dhe si rrjedhojë janë një armë e fortë kundër dispepsisë që mund të pasojë aciditetin e lartë.

Mëngjesi ideal për të ulur aciditetin e stomakut 

  • 1 kupë qumësht pa yndyrë ose qumësht bajamesh
  • ½ kupë tërshërë
  • 10 bajame
  • ½ mollë

Përgatitja

  1. Vini në zjarr të ulët qumështin me tërshërën derisa ajo të zbutet. (Mos lejoni të ziej qumështi).
  2. Thërrmoni bajamet dhe i hidhni te qumështi.
  3. Copëtoni mollën dhe e shtoni përsipër.
  4. E konsumoni te ngrohtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.