SHËNDETËSIA

Çfarë po pralajmërojnë shkencëtarët për një valë potenciale të dëmtimit trunor të lidhur me COVID-19

Shkencëtarët, sot, paralajmëruan për një valë potenciale të dëmtimit trunor të lidhur me coronavirusin si fakt që sugjeron se COVID-19, mund të krijojë komplikime të rënda neurologjike duke përfshirë inflamacionin, psikozën dhe deliriumin

Një studim nga hulumtuesit e University College London (UCL) përshkruan 43 raste të pacientëve me COVID-19 të cilët vuajtën nga disfunksioni i përkohshëm trunor, sulmi në tru, dëmtimet nervore apo efekte të tjera serioze trunore.

Ky hulumtim i shtohet studimeve të fundit të cilat kanë gjetur lidhjen në mes virusit dhe dëmtimit trunor.

“Nëse do të shohim një epidemi të madhe të dëmtimit trunor të lidhur me pandeminë – ndoshta edhe ngjashëm me shpërthimin e encefalitisit letargjik gjatë viteve 1920-1930, pas pandemisë së gripit të vitit 1918 – mbetet të shihet”, tha Michael Zambi nga UCL’s Institute of Neurology.

COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi është një sëmundje respiratore që dëmton mushkëritë, por neuroshkencëtarët dhe neurologët thonë që dëshmitë e reja të ndikimit të virusit në tru është shqetësuese.

“Shqetësimi im është që, tashmë, kemi miliona njerëz me COVID-19. Dhe, nëse brenda një viti, 10 milionë njerëz shërohen dhe ata kanë deficite kognjitive, atëherë, kjo do të ndikojë në shkathtësinë e tyre në punë dhe aktivitete të përditshme”, tha Adrian Owen, neroshkencëtar në Western University, Kanada, në një intervistë për Reuters.

Në studimin e UCL-së të publikuar në revistën shkencore “Brain”, 9 pacientë të cilët kishin inflamacion trunor, u diagnostikuan me një gjendje të rrallë që quajtur encephalomyelitis (ADEM), i cili është më i pranishëm te fëmijët dhe që nxitet nga infeksionet virale.

Ekipi i ekspertëve tha që normalisht do të vështronin një pacient të rritur me ADEM për një muaj te klinika e tyre specialistike në Londër, por ky numër ishte rritur së paku për një pacient në javë. Një rritje shqetësuese.

Dr. Oven, është i shqetësuar se “Kjo sëmundje është duke ndikuar te një numër i madh njerëzish dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbledhim këto informacione tani”. 

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.