Bota

Çfarë po ndodh rreth botës?

Të rejat e orëve të fundit rreth koronavirusit tregojnë se:

-Numri i personave të vdekur në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 5,000.

– Çmimi global i naftës është rritur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se pret që Arabia Saudite dhe Rusia të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tyre me çmimet

-Kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu u ka bërë thirrje njerëzve që të vendosin maska kur të dalin në publik. Ai ka thënë se festivalet fetare mund të festohen vetëm me anëtarë të familjes.

-Organizatat e grave në Amerikën Latine kanë thënë se janë duke u përballur me dhunë ndaj grave përgjatë izolimit.

-Miliona sirianë që jetojnë në kampe refugjatësh në Lindje të Mesme po bëhen gati për përballje me pandeminë. Distancimi fizik duket se do të jetë vështirë i zbatueshëm në kampet e stërmbushura me njerëz.