Show Biz

Çfarë po ndodh me Instagram-in e Rinës?

Prej disa javësh, reperja Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale duke lënë në merak fansat e saj.

Ajo nuk lajmëroi përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj dhe më vonë profili i Rinës u përdor nga kompania ku Rina bënte pjesë, “On Records”.

Ish-menaxheri i reperes, Met Elshani, tregoi se zgjedhja e Rinës kishte qenë jo vetëm të largohej nga rrjetet sociale por edhe nga muzika.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë deklaratë nga Rina dhe e vetmja që na jep informacione lidhur me të, është e motra e reperes.

Së fundmi Rudina Balaj ka njoftuar ndjekësit e saj, se është hapur një peticion ku të gjithë mund të firmosin për të rikthyer Instagram-in e reperes.

Peticioni mban emrin “T’i rikthejmë Rinës, Instagram-in e vjedhur”.

Më herët Instagram-i i Rinës kishte 500 mijë ndjekës, ndërsa tani numri i tyre ka rënë ndjeshëm dhe ka shkuar 419 mijë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483