SPORT

Çfarë ndodhi pasi u takuan Tyson me Jericho?

Mike Tyson dhe rivali i tij i vjetër Chris Jericho patën një paraqitje tërheqëse brenda ringut që përfundoi në një përleshje masive në shfaqjen televizive të AEW Dynamite gjatë të mërkurës.

Boksieri legjendar është duke u stërvitur shumë për t’u kthyer në ring të boksit, në moshën 53-vjeçare, për një ndeshje bamirësie dhe po mundohet të tërheqë gjithë vëmendjen e duhur.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në një ngjarje të AEW, ku gjesti i Tysonit shkaktoi kaos gjatë një përballje me një rival që ka qenë i zjarrtë për 10 vjet.

Jericho dhe Tyson shkuan kokë më kokë në WWE në vitin 2010 dhe tani pas dhjetë vitesh dyshja synon një ndeshje tjetër në këtë garë.

Në mënyrë të pashmangshme, ajo bëri që situata të përshkallëzohet pasi Tyson hoqi bluzën e tij dhe pastaj e tundi Jerichon, i cili e shtyu prapa, duke çuar situatën në një kaos masiv.

Përballja filloi me Tyson, i cili goditi i pari, ndërsa pasi Jericho ia riktheu, atëherë ndodhi “përleshja masive”.