Kosova

Çfarë ndodhë nëse Nisma do të jetë në Kuvend ?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sipas afatit ligjor edhe ka publikuar vendimin pasi ka shqyrtuar 100 ankesat e partive politike dhe kandidatëve të cilët kanë shprehur pakënaqësi me rezultatet përfundimtare të KQZ-së.

Prej 100 ankesa, PZAP ka pranuar si të bazuara 53 ankesa dhe në mesin e tyre është edhe ankesa e koalicionit NISMA-AKR- PD.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet nga PZAP.

E ky vendim nëse nuk rrëzohet nga Gjykata Supreme mund ta fusë koalicionin Nisma-AKR-PD në Kuvend, duke ua siguruar gjashtë ulëse.

Kjo do të bënte që gjashtë deputetë të partive të tjera të largoheshin nga kjo legjislaturë, për t’ia lënë vendin atyre të Nismes.

Do të jenë së paku 6 deputetë që do të kenë më pak katër partitë (LVV, LDK, PDK, AAK) që nga publikimi i rezultateve përfundimtare kanë siguruar numër më të madh të votave.

Këto katër parti do të humbin secila, por e para pra LVV mund të humb 3 ose 2 deputetë, kurse LDK 2 deputetë, ndërsa PDK dhe AAK së paku nga nje deputet.

Ky zvogëlim për katër partitë më të mëdha do të ndodh pasi 6 deputetë pritet t’i ketë koalicioni Nisma – AKR – PD.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.