Hi Tech

Çfarë ndodh kur interneti zhduket

Nga tavolina e tij në zyrën e qytetit të zhurmshëm të Adiss Ababas, Markos Lemma ka një goxha pamje. Si themelues i qendrës së inovacionit “IceAddis”, hapësira e tij e punës është e ngarkuar me filxhanë të mbushur me kafe të rëndë, por edhe ëndrra të mëdha.

Ama, kur interneti ndalet, aty gjithçka shtanget.

Gjatë viteve të kaluara, shërbimet e internetit janë ndalur më shumë se 200 herë në 33 shtete të botës.

Në prillin e vitit 2019, policia britanike e transportit ndali “wireless”-in në rrjetin e metrove, gjatë një proteste kundër ngrohjes klimatike.

“Në Addis Ababa, çdo gjë ndalet”, ka thënë Markos Lemma. “Askush nuk vjen në punë ose edhe kur vijnë, nuk qëndrojnë gjatë, sepse pa internet nuk kanë se çfarë të bëjnë. Kishim një kontratë për zhvillimin e një softueri. Ajo u anulua, sepse nuk mundëm ta krijonim me kohë, për shkak se vazhdimisht kishte shkyçje të internetit. Kishim edhe situata kur myshterinjtë ndërkombëtarë mendonin se po i injoronim me heshtjen tonë, por nuk mund të bënim asgjë”, ka thënë ai.

Paralizimi i bizneseve

Motoçiklistët presin në radhë dhe nuk po arrinin që t’i shpërndanin porositë e ushqimit.

Pa internet, njerëzit nuk mund të bëjnë porositë.

“Shkyçja e internetit ka pasoja të drejtpërdrejta te bizneset dhe njerëzit këtu”, thotë Lemma.

Interneti nuk është problem veç në Etiopi.

Sipas një hulumtimi të kompanisë “Access Now”, shkyçjet e internetit kanë prekur me miliona njerëz në mënyra të ndryshme kudo nëpër botë.

Qeveritë mund të ndalin internetin me vetëm një urdhër dhënë kompanive shpërndarëse.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.