Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Çfarë lidhje familjare kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Këngëtarja Monika Salihu është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të këngëve të fundit dhe pjesëmarrjes në një reality show

Monika është rikthyer në skenë pas 12 vitesh në një zhanër krejt tjetër nga ai që ka kënduar përpara.

Por megjithëse të gjithë e njohin si e bija e ish-kampionit botëror të boksit, Aziz Salihu, Monika ka të afërm një tjetër yll me renome botërore, Rita Orën.

Kjo lidhje familjare vjen nga ana e nënës së Monikës, Agime Sahatçiu, e cila ka origjinë nga Peja dhe është vajza e xhaxhait të babait të Ritës, Besnik Sahatçiu.

“Gjyshi im dhe gjyshi i Ritës janë vëllezër. Nëna ime e ka vajzën e djalit të xhaxhait. E kam shumë të afërt. Unë jam më e madhe se ajo shtatë-tetë vite më e madhe se ajo, por unë e mbaj mend Ritën si të vogël kur vinte në Prishtinë dhe më dëgjonte mua duke kënduar, se vinte te gjyshja e vet, pastaj vinte edhe te ne”, kishte rrëfyer Monika vitin e kaluar në një intervistë për emisionin “1 Natë”.

Rita përndryshe pak ditë më parë ishte në vendlindje për vizitë, ku u takua me familjarët e saj dhe shoqërinë e vjetër në Prishtinë.

Go to TOP