ROZË

Çfarë kemi humbur? Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje dashurie?

Ata publikuan një foto së bashku në 22 korrik, dhe aq duhej që rrjeti të aludonte për një lidhje mes tyre. 

Mirëpo, këto dyshime u shuan nga fakti se modelja bukuroshe mori pjesë në klipin e Capitalit “C’est la vie”. 

Ndërkohë, me publikimin e klipit të shumëpritur, fansat u ëmbëlsuan dhe vunë re një kimi super të bukur mes tyre, që të bën të mendosh se skenat me puthje e përqafime janë më shumë se thjesht aktrim për hir të videoklipit.

Burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle” se prej kohësh ata po jetojnë një romancë të bukur, madje edhe këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Kujtojmë se Adrola u kthye nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”.

Dhe çuditërisht këto ditë ka qenë në Tiranë edhe Capitali, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga shëtitjet e tij në kryeqytet.

Por, ndonëse nuk janë shfaqur askund bashkë, ata kanë qëndruar në bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.