Life Style - Funny

Çfarë i ndodh qenit nëse ha çokollatë?

Lexojeni me kujdes këtë artikull sepse mund të shpëtoni jetën e qenit tuaj nëse ai aksidentalisht ka ngrënë çokollatë!

Asnjëherë s’mund ta dini se kur mund të ju duhet!

Pse çokollata është helmuese për qenët?

Çokollata është helmuese për qenët ngase përmban kimikalin e quajtur theobromin, i cili është shumë i vështirë për t’u tretur nga qenët, thotë Brendan Russi, një veterinar në Banfield Pet Hospital. Çokollata po ashtu përmban kafeinë, e cila mund të shkaktojë nervozë dhe rritje të të rrahurave të zemrës. Po ashtu, sheqeri dhe yndyra që hasen në çokollatë mund të jenë shkaktarë të të vjellurave, diarresë, dhimbjeve dhe inflamacioneve të rrezikshme të pankreasit. Në raste të mostrajtimit të menjëhershëm, konsumimi i çokollatës nga kafshët, e veçanërisht qenët, mund të shkaktojë krizë, gjendje kome e madje edhe vdekje.

A janë disa lloje çokollatash më helmuese se disa tjera?

Megjithëse, të gjitha llojet e çokollatave janë helmuese, disa janë më të rrezikshme se tjerat. Rregulli i përgjithshëm është së sa më e ‘pastër’ të jetë cilësia e saj dhe sa më e madhe sasia që qeni ka ngrënë, aq më e rrezikshme është ajo. P.sh. një kockë çokollatë qumështi nuk mund të shkaktojë ndonjë problem, por, një copë e madhe e çokollatës së zezë mund të shkaktojë ndonjerën nga simptomat e lartpërmendura.
Çokollata e bardhë, e cila përveç emrit, s’ka ndonjë të përbashkët me çokollatën, s’mund të ketë ndonjë efekt negativ, pasi që realisht ajo s’ka përmbajtje të çokollatës.

Cila është sasia e tepruar e çokollatës?

Përgjigja direkte për këtë pyetje do duhej të ishte: qenët s’duhet të konsumojnë asnjë pikë çokollatë – asnjëherë. Sidoqoftë, Dr. Long shpjegon se shfaqja e simptomave ka lidhshmëri ndërmjet sasisë së çokollatës që konsumohet dhe kilogramve të masës së qenit që e ka konsumuar. Pra, një qen më i vogël do të shfaqë simptoma më shumë sesa një qen i madh, për të njëjtën sasi të çokollatës së konsumuar.

Shenjat që qeni juaj ka konsumuar çokollatë

Duke qenë se është e pamundur që t’i mbani sytë 24/7 në qenin tuaj, E ai mund të ketë gëlltitur sasi të çokollatës pa e ditur ju. Shenjat e konsumit të saj përfshijnë: të vjella, diarre, nervozizëm, rritje të të rrahurave të zemrës, frymëmarrje më të ngadalësuar dhe urinim më të shpeshtë. Shenja më serioze përfshijnë dridhje dhe dobësim forcash. 

Çfarë të bëni nëse mendoni që qeni juaj ka gëlltitur çokollatë?

“Nëse keni dyshime që qeni juaj ka gëlltitur çokollatë ju duhet të lajmëroni sa më parë veterinarin apo emergjencën” – thotë Dr. Russi

Intervenimi sa më i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të situatave serioze.

A duhet ta nxitësh të vjellurën e qenit?

Ekzistojnë disa droga speciale që nxisin të vjellurat tek qenët, mirëpo, është më mirë që t’u lihet në dorë profesionalistëve kjo çështje.

“Po ashtu, konsultimi me Dr. Google vetëm sa mund t’i përkeqësoj gjërat në disa raste” – thotë Dr. Long, i cili shton se “Kam dëgjuar që njerëzve u është propozuar të përdorin peroksid hidrogjeni për të nxitur të vjellurat tek qenët, dhe po, ashtu është; por përdorimi i tij në sasi më të lartë sesa që lejohet, mund të ketë efekt më negativ sesa ajo se çfarë kanë ngrënë.

A është metoda “prit dhe shiko” e këshillueshme?

Veterinerët thonë që kjo metodë nuk duhet zbatuar kur kemi të bëjmë me çokollatën. Në rast që vini re se qeni juaj ka ngrënë çokollatë, atëherë sa më parë kërkoni ndihmën e shpejtë.