ROZË

‘Çfarë i duhen Fjollës me silikon, dy pistoleta me 23 fishekë me vete’

Para disa vitesh një muzikanti nga Kosova në pikën e kalimit kufitar në Muriqan ju gjetën në krah të makinës 2.3 gram hashash. Me dy fakultete, i talentuar si muzikant, por dhe djalë më shumë sedër, e mori përsipër i vetëm pronësinë e hashashit, për të mos fajësuar dy shokët e tij që ishin djem luftëtarësh të UÇK- së, por njëkohësisht 20- vjeçarë që e kallnin nganjëherë.

Nuk e shtruan në spital për arsye shëndetësore, por bëri 4 muaj paraburgim në Shenkoll derisa u lirua me kusht, pasi rezultoi përdorues.

Sot Fjolla që s’ka asnjë diplomim, as talent në muzikë dhe nuk dihet si dhe pse përfundoi në estradën kosovare (nëse nuk llogarisim silikonin) nxjerr foto nga një spital privat, sepse gjendja shëndetësore e saj na qenka rënduar nga arrestimi i paligjshëm, pasi ju gjetën dy armë që i paskësh harruar, që i kishte në çantë dhe bagazh të makinës.

Se pse duhet nëna e dy femijëve, të mbajë dy pistoleta me 23 fishekë me vete, nuk arrij ta kuptoj, por këtu do jemi kur të dalë pas disa javësh te Rudina të na rrëfejë mes lotesh eksperiencën e tmerrshme që do e frymëzojë me siguri për një tjetër videoklip.

Muzikanti sot është në Zvicër, pasi u rehabilitua tërësisht nga lëndët narkotike dhe punon në menaxhment hoteleri-turizëm.Fjolla sërish do jetë gjithë bythë e cica në estradë mes luksit, falë amnezisë me pasojë transportin e armëve apo drogave, si shumë kolegë të saj që edhe pse këndojnë me playback, sepse nuk munden ndryshe, kanë vila, makina e llogari marramendëse, pa i thanë kush, se kanë lind, “Puna e mbarë!. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.