OPINION

Çfarë është Minishengeni?

Kur Kosova vendos barriera për Serbinë dhe lehtësira për Shqipërinë, Shqipëria vendos barriera për Kosovën ndersa lehtësira për Serbinë!

Me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia, është ulë importi nga Serbia për 99%, përderisa kjo ka shkaktuar rritje të importit vetëm nga Shqipërisë për mbi 30%.

Përderisa, me vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” në të cilën sipas parashikimeve kalojnë mbi 7000 makina në ditë, duke e llogaritur vetëm taksën 5 euro, qytetarëve të Kosovës i kushton mbi 13 milion euro në vit.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik pasojat janë edhe më të mëdha, duke e rritur koston e çdo transporti 46.2 euro më shumë. Kosto rritet për mallrat e Kosovës të eksportuara në Shqipëri dhe anasjelltas.

Me këtë taksë Shqipëria i vendos barrierë qytetarëve të Kosovës por gjithashtu e sanksionon edhe vetën përderisa Kosovën e ka tregun më të madhë, veqanërisht në aspektin turistik.

Përderisa, me Minishëngenin, Serbisë i lejohet qasje e papenguar në të gjitha shtetet ballkanike dhe përmes Serbisë edhe Rusisë përdersa Rusia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë.

Me marrëveshjen e Minishëngenit, saktësisht me lëvizjen e lirë të kapitalit, i mundësohet serbëve të blejnë palujtëshmëri në Shqipëri, të cilat shumica e tyre janë banesa të cilat kosovarët i marrin me qira për pushime në bregdetin shqiptar. Është më shumë se ironi që kosovarët të i paguajnë qira serbëve për pushime në bregdet.

Efekte negative të minishengenit në Kosovë janë shumë të larta negativisht.

· Barrierat (si taksa 100%) duhet të heqet, përderisa mallrat serbe e vërshojnë edhe njëherë Kosovën e me këtë edhe mallrat ruse përderisa Serbia ka marrveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.

· Zyrtarët serbë mund të lëvizin dhe veprojnë lirshëm në Kosovë e me këtë edhe kontrabanduesit serbë. Fushatat politike të zyrtarëve serbë në Kosovë mund të bëhen njejtë sikur të bëhen në Serbi.

Kosovarët duhet të i paguajnë qira serbëve kur pushojnë gjatë verës në Shqipëri (njejtë sikur rusëve në Turqi)./Syri.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.