Show Biz

Çfarë e pyesin fansat Bebe Rexhën?

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, u ka dhënë mundësinë së fundmi ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilës më pas ajo do t’i përgjigjej.

Mes shumë pyetjeve interesante, ajo tregoi gjashtë nga vendet e saj të preferuara për t’i vizituar, e që një ndër to është edhe atdheu i saj, Shqipëria.

“Vendet e preferuara për të udhëtuar?”, ishte pyetja e fansi, së cilës Bebe Rexha ishte përgjigjur duke nënvizuar këto shtete: “Franca, Brazili, Finalnda, Shqipëria, Meksika dhe Karaibet”.

Ndërkohë, një pyetje tjetër shumë interesante po aq edhe qesharake e bërë nga një fans, ishte ajo se “a ka provuar ndonjëherë të bëjë seks artistja?”.

Këngëtarja Rexha e cila është në një moshë relaitivisht madhore dhe ka folur hapur në disa intervista rreth marrëdhënieve të saj, ka zgjedhur që në këtë pyetje të përgjigjet me ironi.

“Çfarë është kjo. Unë nuk kam dëgjuar kurrë për të”, është përgjigjur 30-vjeçarja, duke bërë kështu për të qeshur 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Bebe Rexha përndryshe njoftoi fansat pak javë më parë se është në përfundim të albumit të saj të ri, por që thjeshtë ajo dhe menaxhmenti i saj nuk e ndjejnë kohën e duhur për të landuar muzikë të re, derisa bota të kthehet në një vend më të mirë dhe të sigurt

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483