SHËNDETËSIA

Çfarë duhet të hani në mëngjes për të pasur më shumë energji dhe humor të mirë

Të pasura me vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë të vlefshëm, ato ju japin një shtysë në mëngjes. Këtu janë ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes, të cilat ju ndihmojnë të përballeni mjaft mirë me angazhimet e ditës

Mëngjesi, së bashku me drekën dhe darkën, janë vaktet ushqyese kryesore të ditës. Nëse mëngjesi është i shëndetshëm, i plotë dhe i ekuilibruar, ju lejon të luftoni sulmet e urisë dhe e rimbushni veten me energji të dobishme për të përballuar angazhimet e ditës. 

“Duhet të shmanget kombinimi klasik i kapuçinos dhe brioshit ose zgjidhjet që konsumohen nxitimthi si ushqime të ëmbla ose të shijshme edhe nëse janë praktike për t’u konsumuar. Ato sigurojnë shumë sheqerna që, përveç se janë potencialisht të dëmshme për shëndetin, bëjnë që nivelet e sheqerit në gjak të rriten shpejt dhe të nxisin prodhimin e sasive më të mëdha të insulinës, hormoneve të urisë”, paralajmëron Dr. Nicoletta Bocchino, biologe diete.

“Është më mirë të përqendrohemi në ushqime të pasura me karbohidrate që treten ngadalë dhe që gradualisht furnizojnë trupin me energji, fibra, proteina, vitamina dhe minerale, të cilat janë thelbësore për të nxitur funksionimin korrekt të organizmit që në orët e para të mëngjesit”.

Drithëra për të hequr lodhjen

Biskotat, tërshëra, drithërat janë zgjedhja më mirë për një mëngjes të plotë. “Ato përmbajnë shumë fibra, të cilat ngadalësojnë absorbimin e sheqernave në gjak, japin energji ngadalë dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes. Për më tepër, ato janë burime të shkëlqyera të vitaminave, në veçanti të grupit B dhe kripërave minerale të tilla si kaliumi dhe magnezi, të përfshira në metabolizmin e sheqernave dhe yndyrave dhe në prodhimin e energjisë”.

Antioksidantë për të rimbushur trurin

Në menytë e mëngjesit, përparësi u jepet edhe ushqimeve të pasura me yndyrna “të dobishme”. “Omega 3, ku arrat dhe farat e lirit janë një burim i saj, përveç mbrojtjes së zemrës, nxit funksionimin dhe përqendrimin e mirë të trurit, duke parandaluar humbjen e vëmendjes gjatë ditës. Edhe frutat sezonale janë të shkëlqyera për mëngjes sepse janë të pasura me substanca antioksiduese. Manaferrat e egra, boronica, janë një rezervë e vërtetë e anthocyanines”, përfundon ekspertja. /Revista Psikologjia/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.